Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Selmanaj: Vetëvendosje e shpall tradhtar kushdo që mendon ndryshe e ua shfaq dështimin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selmanaj ka kritikuar partinë në pushtet, duke thënë se shpall tradhtar këdo që mendon ndryshe dhe që ua tregon dështimet.

Sipas tij, Vetëvendosje më së shumti i ka sulmuar institucionet e Kosovës, andaj edhe s’ka kredibilitet moral t’i akuzojë të gjithë ata që punuan për ndërtimin e institucioneve.

“LVV më së shumti i ka sulmuar institucionet e Kosovës, andaj nuk kanë kredibilitet moral të akuzoj të gjithë ata që punuan dhe na ndihmuan që të ndërtojmë institucionet e Republikës në të cilat sot këta janë ulur”, shkroi ndër tjerash ai.

Postimi i plotë:

Albin Kurti dhe Vetëvendosje i shpallin tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë kushdo që mendon ndryshe, kushdo që ua shfaq dështimin, apo kushdo që kërkon përgjegjësi nga ta.

Sot, Escobar, Lajçak, Borrell, opozita, mësuesit, veteranët dhe mediat janë “argat të Serbisë.”

Nesër, pensionistët, mjekët, studentët, të gjithë do të akuzohen si bashkëpunëtorë të Serbisë, nëse guxojnë të kërkojnë përgjegjësi, nuk pajtohen me dështimin, apo i rezistojnë diktaturës së Albin Kurtit, e cila çdo ditë e më shumë po instalohet në Kosovë.

LVV më së shumti i ka sulmuar institucionet e Kosovës, andaj nuk kanë kredibilitet moral të akuzoj të gjithë ata që punuan dhe na ndihmuan që të ndërtojmë institucionet e Republikës në të cilat sot këta janë ulur.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara