Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Shala i reagon Kurtit: Pasi i paske ndalur keqpërdorimet e opozitës, ndali edhe ministrat dhe zyrtarët e tu – nëse mundesh

Kreu i VV-së, Albin Kurti, i cili është kryeministër në detyrë, ka fajësuar opozitën për mos konstituim të Kuvendit.

Ai po ashtu ka thënë se me qeverisjen e tij ai ua ka ndaluar pasurimin privat e zhvatjen.

Lidhur me këtë, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se nëse Kurti i paka ndalur keqpërdorimet e opozitës, le t’i ndalë edhe ato të ministrave e zyrtarëve të tij, nëse mundesh.

Ai ka thënë që t’i ndalë tregtarët e energjisë, të rezervave shtetërore, vjedhjet në tekste shkollore, ndarje nga 200 mijë euro për familjarë e miliona euro keqpërdorime në aferën e ambalazhuesve të ujit.

“Kryeministër, pasi i paske ndalur keqpërdorimet e opozitës, ndali edhe ministrat dhe zyrtarët e tu, nëse mundesh:
• Ndali tregtarët e energjisë.
• Ndali keqpërdorimet dhe tenderët njëburimorë në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërmarrjet publike, KEK, etj.
• Ndali, Kryeministër, tregtarët e rezervave shtetërore.
• Ndali keqpërdorimet e miliona eurove në aferën e ambalazhuesve të ujit.
• Ndali ministrat që ndajnë nga 200 mijë euro për familjarët e vet dhe të deputetëve të tu, Albin.
• Ndali, që ministrat e tu të mos vjedhin në tekstet shkollore, z. Kurti.
• Ndali, që të mos ua lënë pa pasul edhe ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Shala.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara