Shala viziton Samadraxhën, premton trajtim serioz

Dr.Ardian Shala kryetr i LDK-së dega në Suharekë, i cili njëherit është edhe kandidat për kryetar nga kjo parti dje ka vizituar fshatin Samadraxhë ku është takuar dhe ka biseduar me bankrë të fshatit.

Shala mes tjerash ka thënë se:

“Në Samadraxhë, në fshatin që i ka dhënë shumë Kosovës, në fshatin e 15 dëshmorëve dhe 26 martirëve të lirisë, në fshatin e punës e të përparimit, ndjehem mirë. Ndjehem mirë në veçanti sepse, takova të rinjtë e këtij fshati të madh, të njohur dhe dinjtoz.

Hapësirë Reklamuese

Ashtu sikur dje ishte në ballë të detyrës, sot rinia e Samadraxhës është rini që me aktivitetet e tyre, e bëjnë këtë fshat të këndshëm për jetë, për punë dhe me perspektivë, andaj takimi me të rinjtë e këtij fshati shembullor, është sa i mirëpritur, aq edhe optimist.

Sfidat dhe kërkesat e qytetarëve të Samadraxhës nuk janë të mëdha, as të parealizueshme, por, kërkojnë vullnet, kërkojnë konsekuencë dhe trajtim me seriozitet, përtej fushatave, përtej premtimeve boshe.

Në takimet që zhvilluam, theksova se mund të bëjmë më shumë, dhe më mirë. Sepse kemi vullnetin, dhe bashkë mundemi.”/ Ka shkruar Ardian Shala në llogarin e tij në facebook.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara