Shaqiri paralajmëron rikthimin në Evropë – interesim ka shprehur gjiganti grek

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Chicago Fire pas dy vitesh e gjysmë. Ylli shqiptar ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm në Evropë, ku tashmë është bëri i ditur destinacioni i tij i mundshëm.

Mediumi zviceran Blick ka shkruar se njëra prej klubeve të interesuara për shërbimet e Shaqirit është Panathinaikosi.

Këtë lajm e ka raportuar së fundmi edhe portali grek SDNA, të cilët kanë thënë se drejtuesit e klubit grek janë duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e transferimit të Shaqirit.

Ai madje është bërë synimi kryesor i klubit nga Athina për afatin kalimtar veror dhe mbetet të shihet se a do të avancojnë bisedimet mes palëve gjatë ditëve në vijim.

32-vjeçari ishte transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2022 pas një aventure me Lyonin në Francë.

Kostoja totale e transferimit të Shaqirit në Amerikë ishte diku rreth shtatë milionë euro ndërsa në 75 paraqitje me fanellën e klubit amerikan ai ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 13 asistime.

Kujtojmë se Shaqiri ishte pjesë e Zvicrës për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024” madje shënoi një ndër golat më të bukur të kësaj gare në fazën e grupeve ndaj Skocisë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara