Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari

Një 26 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj. 

Në pranga edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja.

Sipas Policisë, bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “Exploitation” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i shtetasit V. Gj., 26-vjeç, banues në Tiranë.

“Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. O., 70-vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. Gj., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O. Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., i cili siguronte dhe klientët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara