Shirokë: Policët rrahin qytetarin në oborr të shtëpisë

Një qytetar është ankuar në KALLXO.com se është rrahur mbrëmë nga zyrtarët policorë brenda oborrit të tij në fshatin Shirokë të Suharekës.

Urim Musaj ka thënë se rrahja ka ndodhur pasi dikush kishte raportuar në polici se ai kishte lëshuar muzikë në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur pak para mesnatës së mbrëmshme

policët duke e pragnosur dhe shqelmuar qytetarin brenda oborrit të tij.

Në video shihet se rrahja ka ndodhur në prani të djalit të tij i cili në një moment largohet nga vendi i ngjarjes.

“Ka qenë fqinji im që e ka thirrë policinë për shkak se ka muzikë në shtëpi. Unë kam dalë të shoh kush është pasi e kam parë policinë”, ka thënë Musaj për KALLXO.com.

“Kam qenë duke bisedu dhe duke e pyet për çka ka ardhë dhe më ka goditë e më ka gjujtë për tokë, qysh po shihet në video”, thotë ai.

Ai tha se është goditur derisa policia ia kanë lidhur duart dhe pasi ia kanë lidhur.

“Nga tre zyrtarë policorë sa kanë qenë aty, torturat kanë vazhdu prej dy të tjerëve edhe në stacionin policor në Suharekë. Njëri nga ta më ka thënë që në rast se shkon te mjeku, “kam me ta nxjerrë gabzherrin””, thotë Musaj.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara