Shkëmb Manaj: Gjakova dëshmoi mbështetjen për vlerat e LDK-së dhe kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhiku

Tubimi madhështor në Gjakovë, i organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është përshkruar si dëshmi e fuqisë dhe mbështetjes së qytetarëve për këtë parti dhe vlerat e saj historike. Kështu ka deklaruar Shkëmb Manaj, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e Kosovës.

“Gjakova e Fehmi Aganit, e Bardhyl Çaushit, e Mark Malotës e Gjergj Sokolit dhe e veprimtarëve tjerë atdhetarë, është ngritur në këmbë në mbështetje të së djathtës shqiptare, në këtë moment historik që shënon një kthesë të rëndësishme për Kosovën,” ka shkruar Manaj në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, fitorja e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk do të jetë thjesht triumfi i një partie politike, por i gjithë qytetarëve që besojnë në një të ardhme më të ndritur për vendin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku janë garanca e një Kosove të zhvilluar dhe me orientim të qartë me miqtë e saj ndërkombëtarë,” ka shtuar ai, duke apeluar për unitet dhe angazhim të të gjithë mbështetësve të LDK-së.

Ky tubim në Gjakovë u konsiderua një ndër aktivitetet më të mëdha të fushatës, duke përforcuar optimizmin e partisë për një rezultat historik në zgjedhjet e ardhshme.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara