Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Rrahen dy femra në Suharekë, 21 vjeçarja përfundon në spital

Punonjësit e bizneseve të cilët ofrojnë shërbime të shitblerjeve për qytetarët, shpesh herë përballen me pakënaqësi nga ta për produktet që blejnë. Ka shumë nga dyqanet që nuk praktikojnë që produktet e blera të kthehen apo ndërrohen, duke i revoltuar blerësit të cilët bëjnë veprime të pakontrolluara, raporton Gazeta Sinjali. 

Një rast i tillë ka ndodhur në qytetin e Suharekës, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht punëtoren e një butiku.

Gjithçka ka ndodhur pasi e dyshuara kishte shkuar në dyqan që ta kthejë në fustan të cilin e kishte blerë moti aty, me pretekstin se i njëjti ishte i dëmtuar.

Punëtorja e dyqanit kishte refuzuar që t’ia kthejë paratë të cilat i kishte paguar klientja, gjë që e nervozoi gruan dhe e mllefosur e sulmoi fizikisht 21-vjeçaren, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima, si pasojë e lëndimeve të marra është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarës

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara