Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Shoqata “Vraniqi” reagon ndaj artikullit të “Insajderit”: “Dezinformim i paskrupullt elektoral”

news image

Shoqata “Vraniqi” ka reaguar ashpër ndaj një artikulli të publikuar nga portali “Insajderi” më 7 nëntor 2025, pas orës 18:00, ku flitej për kinse keqpërdorime financiare në riparimet e Lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Vraniq.

Në reagim, Shoqata e ka quajtur këtë raportim “dezinformim të paskrupullt elektoral”, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me punimet që janë kryer nga Komuna e Suharekës në lapidarin e fshatit.

“Kryesia e fshatit Vraniq ka bërë vetëm heqjen e dheut pranë lapidarit për të krijuar një hapësirë (binë) për programe festive në përvjetorët e dëshmorëve. Kjo nuk ka të bëjë fare me projektin komunal për lapidar,” thuhet në reagim.

Shoqata sqaron më tej se për këtë punim, kryesia e fshatit dhe Shoqata “Vraniqi” janë marrë vesh që shpenzimet prej 400 euro për heqjen e dheut t’i mbulonte Shoqata, përmes pagesës zyrtare bankare ndaj punëkryesit Driton Faik Muqe.

“Kjo pagesë është bërë në mënyrë transparente dhe nuk ka asnjë lidhje me projektin e lapidarit të dëshmorëve. Lajmi i publikuar është i pavërtetë dhe synon të krijojë keqkuptime gjatë fushatës zgjedhore,” thuhet më tej në reagim.

Shoqata “Vraniqi” u ka bërë thirrje anëtarëve të saj dhe qytetarëve që të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe manipulimeve politike, duke theksuar se “lapidarët e dëshmorëve janë simbole të shenjta që duhet të mbrohen nga çdo përdorim politik.”

Reagimi është nënshkruar nga Kryetari i Shoqatës “Vraniqi”, Ismet Loshi, më datë 7 nëntor 2025, në Vraniq.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara