Shqetësuese: Nxënësit në shkolla me armë, dy 16-vjeçarë në Suharekë kapen në flagrancë

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe brenda institucioneve arsimore. Thika, armë zjarri e mjete tjera të rrezikshme shpesh hasen në duart e nxënësve gjithandej vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në shkollën e mesme profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë të Suharekës, ku gjatë ditës së djeshme dy nxënës u kapën me armë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se te dy të dyshuarit, 16-vjeçarë, janë gjetur një armë me gaz, si dhe një mjet i mprehtë (thikë).

Posa rasti është denoncuar nga drejtoria, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë sekuestruar arma me gaz dhe arma ftohtë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara