Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Shqipëria po tenton ta ftojë në Kombëtaren A ish-yllin e Ballkanit

Kombëtarja e Shqipërisë po synon një tjetër lojtar të Kosovës. Bëhet fjalë për sulmuesin, Arbër Hoxha, i cili është pjesë e Slaven Belupo në Kroaci.

Anësori kosovar ka marrë vëmendjen e disa skuadrave.

Tani, sipas mediave kroate, skuadra e Slaven Belupo po interesohet për ta shitur lojtarin me një çmim sa më të lartë. Por, për këtë, ata shpresojnë që Arbëri të marrë një ftesë prej Kombëtares kuqezi.

Sipas raportimeve të ‘Sportske jutarnji’, Shqipëria, është duke shqyrtuar opsionin për t’i bërë ftesë lojtarit, përcjell lajmi.net.

Arbër Hoxha ka luajtur më herët tre ndeshje me fanellën e Kosovës, në ndeshje miqësore. Teksa ka gjetur një herë rrugën e rrjetës me ‘Dardanët’.

Por sipas mediave kroate, 24-vjeçari pëlqehet nga drejtuesit e Shqipërisë, të cilët kërkojnë ta joshin për të veshur fanellën kuqezi. Në 12 ndeshje me Slaven Belupo, sulmuesi ka shënuar 2 gola si dhe ka regjistruar 1 asist.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara