Profesionistët shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër kanë nisur një organizim të ri përmes AlbaHealth, një platformë që synon t’i bashkojë mjekët, infermierët dhe punonjësit shqiptarë të kujdesit shëndetësor që veprojnë në shtetin zviceran.
Organizata u prezantua me pjesëmarrjen e dhjetëra profesionistëve të sektorit, ndërsa misioni i saj është rrjetëzimi, shkëmbimi i përvojave dhe forcimi i bashkëpunimit profesional brenda komunitetit shqiptar.
Sipas organizatorëve, ideja për AlbaHealth kishte nisur që në vitin 2022 gjatë një takimi në Bern, ndërsa gjatë vitit 2025 dhe 2026 u ndërtuan themelet organizative, statuti, struktura dhe identiteti i kësaj nisme.
Presidenti i AlbaHealth, Ekrem Hasani, ka theksuar se qëllimi nuk është largimi i profesionistëve nga Kosova, por krijimi i mundësive për integrim profesional në Zvicër dhe ndërtimi i urave të bashkëpunimit me vendlindjen.
Ai ka prezantuar edhe shifra që tregojnë peshën e komunitetit shqiptar në sektorin e kujdesit shëndetësor në Zvicër. Vetëm gjashtë kompani Spitex, sipas tij, kanë ofruar shërbime për 1,247 pacientë shqiptarë, me mbi 640 mijë orë kujdesi në vit dhe më shumë se 1,100 punonjës të angazhuar.
AlbaHealth synon të shërbejë si hapësirë për edukim, zhvillim profesional dhe projekte që mund të sjellin modele të suksesshme edhe në Kosovë.
A njihni profesionistë shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër? Etiketojini në komentet në Facebook.
Burimi: Telegrafi
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Gjykata refuzon paraburgimin për Bekim Metën, caktohet masa e arrestit shtëpiak
Politike
Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Zgjidhja është lidership i ri
Diasporë
Alarm nga vapa në Zvicër: Gjeneva ndalon punët në diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 36°C
Sporti
Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe dhe prek zemrat e tifozëve: Ky klub është ndryshe
Suharekë
Eko Theranda pajiset me traktor dhe makineri të reja për mirëmbajtjen e hapësirave publike
Showbiz
Russell Crowe në rol shqiptar? Ylli i “Gladiatorit” vjen si Manco Kapak në filmin e ri

