Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Shtiu me armë në ajër, arrestohet 45-vjeçari në Vraniq, përfundon në ndalim 48 orë

Policia ka ndërhyrë mbrëmjen e sotme në fshatin Vraniq të Suharekës, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se në lokacion është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari S.M rreth 45-vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin policor në Suharekë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar: • Një armë zjarri të tipit TT-M57 kalibër 7.62 mm • 57 fishekë kalibër 7.62 mm • 20 fishekë kalibër 9×19 mm • 7 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara