Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Shtyhet në kohë të pacaktuar gjykimi ndaj të akuzuarve për mosmbulimin e pusetave në fshatin Shirokë, ku si pasojë kishte rënë një person

Suharekë – Mungesa e të dëmtuarës Mirlinda Guri, ka bërë që të dështoj gjykimi në rastin ku personi juridik “Hidroregjioni Jugor” në Prizren dhe përfaqësuesi i tij Ismet Kurtishaj po akuzohen se kanë kryer veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.

I autorizuari i të dëmtuarës, avokati Sehad Haliti ka njoftuar gjykatën se e dëmtuara Guri gjendet në Gjermani, për çka ka propozuar që seanca e sotme të mos mbahet.

Prokurori Labinot Jetishi dhe të akuzuarit nuk e kanë kundërshtuar propozimin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Robert Tunaj e ka obliguar avokatin Haliti që për praninë e të dëmtuarës në Kosovë, ta njoftoj gjykatën me anë të një parashtrese.

Në këto rrethana, seanca është shtyrë në kohë të pacaktuar.

Sipas aktakuzës së ngritur më 14 nëntor 2018 nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, K.R.U “Hidroregjioni Jugor” SH.A në cilësinë e personit juridik dhe Ismet Kurtishaj në cilësinë e personit përgjegjës të kësaj kompanie, nuk i ndermarrin veprimet e nevojshme te inspektimit dhe sigurimit të rrjetit të pusetave në fshatin Shirokë, në atë mënyrë që si rrjedhojë e këtij mosveprimi, shkaktojnë rrezik potencial për jetën e njerëzve të cilët frekuentojnë rrugën e fshatit Shirokë, ku më 30 gusht 2017 rreth orë 8:50 në një pusetë të pambuluar me kapak sigurues dhe pa ndonjë shenjë të paralajmërimit të rrezikut bie e dëmtuara Mirlinda Guri, e cila pëson lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme të shëndetit.

Për këtë, ata po akuzohen se kanë kryer veprën penale “asgjësimin, dëmtimin ose heqjen e instalimeve” nga neni 366 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara