Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Si bëhet tërheqja e kursimeve nga Trusti për pensionistët?

Mosha e pensionimit në Kosovë është 65 vjeç. Kontribuuesi duhet të ofrojë dëshmi për moshën e pensionimit përmes një dokumenti valid të identifikimit.

Varësisht nga bilanci i kursimeve në datën e aplikimit, kursimet pensionale tërhiqen në disa forma.

Nëse bilanci në Fondin e Kursimeve Pensionale (Trust) është deri në 3 mijë euro, kontribuuesi mund të ofrojë llogari të cilësdo bankë. Trusti do t’i mbulojë shpenzimet bankare për transferet dalëse te bankat që operojnë në Kosovë. Çdo tarifë hyrëse që ngarkohet nga banka e kontribuuesit do të mbulohet nga vetë përfituesi.

Po qese bilanci është më i madh se 3 mijë euro, atëherë përfituesi do të kalojë në programin për Tërheqje në Faza të kursimeve pensionale. Tërheqja në Faza është e rregulluar me Ligjin për Fondet e Kursimeve dhe rregullën përkatëse të BQK-së. Aplikuesi do të ketë mundësinë që 20 për qind të bilancit ta tërheq përnjëherë, ndërsa pjesën tjetër çdo muaj prej minimumi 200 euro ose maksimumi 1 për qind e bilancit total, kur shuma është mbi 20 mijë euro.

Tërheqja në Faza bëhet vetëm nga bankat e kontraktuara nga Trusti për administrimin e tërheqjes në faza. Banka e kontraktuar do të hap një llogari të veçantë kursimesh për aplikuesin. Në këtë llogari do të transferohet i gjithë bilanci i aplikuesit. Çdo muaj, më së largu në ditën e dytë të punës të secilit muaj, Banka do të bëj pagesën e këstit mujor. Këto pagesa mujore do të vazhdojnë derisa të harxhohet i gjithë bilanci.

Dokumentet e nevojshme

Tërheqje me bilanc mbi prag të Tërheqjes në Faza
– Dokument valid identifikimi i kontribuuesit
– Deklarim (gjatë aplikimit) për bankën e preferuar (TEB, NLB, BE, BPB, BKT)
– Nëse zgjidhet TEB, kontribuuesi duhet të ofrojë edhe konfirmim të llogarisë nga TEB

Tërheqje me bilanc nën prag të Tërheqjes në Faza
– Dokument valid identifikimi i kontribuuesit
– Dëshmi për llogari aktive bankare në Kosovë (vlen vetëm konfirmimi nga banka)

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara