Si gënjeu publikisht deputeti i VV’së dhe përhapi panik tek qytetarët për vdekje nga COVID-19 në Gjakovë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka alarmuar të gjithë qytetin e Gjakovës dhe qytetarët e Kosovës sot kur shpërndau një informacion të rrejshëm në Facebook, shkruan Gazeta Metro.

Batusha sot duke përdorur rrjetin social Facebook, ka shkruar se pesë persona kanë vdekur brenda dy orëve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës. Ai ka shkruar se situata është jashtë kontrolli dhe se Qeveria Hoti është pajtuar me vdekjen.

“5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës.Situata është jashtë çdo kontrolli!”, ka shkruar Batusha në Facebook, transmeton Gazeta Metro.

Por, nuk ka shkuar shumë, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes duke i thënë të mos shpërndan dezinformata dhe se për 24 orë në këtë spital kanë vdekur dy pacientë nga COVID-19.

Pas kësaj ka reaguar edhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, Afrim Dervishi, i cili ka ka demantuar deputetin e VV-së, Agon Batusha për vdekjen e pesë personave nga Covid-19 në Spitalin e Gjakovës.

Sipas drejtorit kjo është dezinformatë dhe se do të kërkojë nga Prokuroria hapje të tastit për hapje të dezinformatës dhe rrezikimi të shëndetit publik.//gazetametro.net

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara