Situata me zjarret: Vetëm një aktiv

Agjencia e Menaxhimit Emergjent njoftoi se numri i zjarreve gjatë 12 orëve të fundit “ka rënë ndjeshëm”. Aktualisht, është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren, tha AME-ja të dielën në mëngjes, më 27 korrik.

“Pasditen e djeshme, situata me zjarret ishte e rënduar. Megjithatë, falë reagimit të shpejtë dhe efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, me mbështetjen e Agjencisë, si dhe reshjeve të shiut, numri i zjarreve gjatë 12 orëve të fundit ka rënë ndjeshëm”.

AME-ja ka ftuar të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë tek autoritetet përkatëse.

Për shkak të temperaturave të larta dhe erarëve të forta, po përhapen zjarre në zona të ndryshme të Kosovës.

“Raporti i Qendrës Operative të Agjencisë rezulton me rritje në gjithsej 101 vatra zjarri vetëm në gjashtë orët e fundit, ku prej tyre aktive janë 48, ndërsa të lokalizuara 53 vatra zjarri”, thuhej në njoftimin e djeshëm të AME-së.

Të shtunën, Agjencia bëri të ditur se si pasojë një zjarrfikës është lënduar në Ferizaj gjatë intervenimeve në shuarjen e zjarreve.

Sipas AME-së, situata po menaxhohet me të gjitha kapacitetet në veprim për tejkalimin e situatës.

“Në fshatin Zasellë të Komunës së Mitrovicës, kemi pasur edhe intervenim me helikopter nga KFOR-i”.

Të shtunën vonë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se institucionet e Kosovës janë të mobilizuara për të ofruar ndihmën e nevojshme në situatën aktuale me zjarret.

Ajo theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është në gjendje gatishmërie të plotë dhe e gatshme të ofrojë mbështetje të menjëhershme në rast se kërkohet nga autoritetet komunale apo ato qendrore për emergjencat civile.

Osmani, përmes një reagimi në Facebook, tha se komuna të shumta po përballen me vatra të shumta zjarri që po shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale dhe mjedisore.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara