Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Situatë e rënduar me COVID-19 në Kosovë/ Afër 26 mijë raste aktive

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të shtunën se 18 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 1.891 raste të reja.

Viktima u regjistruan tri në Komunën e Prizrenit dhe Gjakovës, dy në Pejë, Prishtinë dhe Gjilan dhe nga një i vdekur u shënua në Deçan, Lipjan, Istog, Suharekë, Podujevë dhe Klinë. Rastet e reja dalin pas testimit të 13.120 mostrave.

Ndërkaq, sa i përket grupmoshave më të prekura nga COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 381 persona të grupmoshës 30-39 vjeç janë infektuar në 24 orëshin paraprak, 353 të moshës 40-49 vjeç dhe 328 të grupmoshës 20-29 vjeç.

Prishtina prin me numrin më të lartë të infektive, ku janë regjistruar 396 raste të reja.

Në 24 orëshin paraprak, sipas raportit ditor, janë shëruar edhe 1.483 pacientë, duke e çuar në 112.883 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.Raste aktive janë 25.797.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 15.967 doza.

Në total, që prej fundit të marsit të vitit 2021, Kosova ka administruar 794.812 doza, ku 267.979 persona janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat e vaksinës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara