Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Skandaloze/ Berisha në TV thotë se do t’kishte varur 6 mijë njerëz në shesh: Të parin Halil Matoshin

Aktivisti i çështjeve kombëtare, Fehmi Berisha, ka kërcënuar publikisht komentatorin politik, Halil Matoshi, pasi ka thënë se diktatori Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti më i madh i të gjithë kohërave në historinë e Shqipërisë.

Sipas tij, Hoxha dërgoi profesorë e mësues në Kosovë, ndërsa përmendi një deklaratë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Madje, ai shkoi aq thellë në deklaratë saqë u shpreh se Berisha kishte deklaruar se 5680 shqiptarë janë vrarë në kohën e regjimit të Enver Hoxhës.

Lidhur me këtë, ai tha se aq njerëz do t’i persekutonte në sheshet e Prishtinës.

‘Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti më i madh në historinë e Shqipërisë. Sali Berisha e ka dhënë shifrën 5 mijë e 680 të vrarë gjatë periudhës së sundimit të Enver Hoxhës. Unë aq për 24 orë sonte në Kosovë i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës”, u shpreh ai në Kanal 10.

“Dhunën sot e kini në Kosovë, degradimin. Sa vrasje janë bërë në Shqipëri e Kosovë, prej se ka vdekur Enver Hoxha. Për çdo ditë kemi vrasje monstruoze në Shqipëri”, shtoi ai.

Më pas i është kundërpërgjigjur Matoshi, i cili tha se ai do të duhej të arrestohej për një deklaratë të tillë.

“Unë jam prej atyre që e respektoj lirinë e shprehjes sepse kam vuajtur vetë për këtë. Një televizion me valë nacionale me u fol për vrasje në mënyrë të hapur nga një vend të lirë, sonte Prokuroria e çdo shteti do ta arrestonte këtë. Kjo është sekt apo besim politik. Për shkak të besimit të çmendur marrin jetë të njeriut. Thirrje e hapur për luftë civile e vrasje të njerëzve”, i tha Matoshi Berishës.

“Të parin do të kisha me vjerrë Halil Matoshin”, iu kundërpërgjigj Berisha me gjuhë kërcënuese gazetarit Matoshi.

Ky i fundit i tha atij “pushka top t’u boftë”.

Më pas, moderatori Kushtrim Sadiku ia ndërpreu fjalën Berishës për shkak të gjuhës së përdorur.

Video: https://m.facebook.com/Kanal10.live/videos/1522022588210934/?locale2=en_US

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara