Skandaloze: i arrestuari arratiset, këta janë tre zyrtarët policorë të  suspenduar!


Një incident serioz ka ndodhur në Stacionin Policor të Prizrenit, ku një person i arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje ka arritur të largohet nga objektet e policisë për shkak të mungesës së mbikëqyrjes adekuate.

Si pasojë e këtij rasti dhe me dyshimin për shkelje të rënda të procedurave të sigurisë, janë suspenduar për tri ditë tre zyrtarë policorë të Njësisë Reaguese në Prizren.

Sipas raportimeve, të suspenduarit janë rreshteri Bujar Aliu, si mbikëqyrës i njësisë, dhe zyrtarët Fetah Avduti e Edmond Hoti.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, kur i arrestuari – gjatë procedurës zyrtare – ka përfituar nga neglizhenca operative dhe është larguar nga stacioni pa u vërejtur nga zyrtarët përgjegjës.

Rreth 30 minuta më pas, ai është kapur nga njësitë policore derisa tentonte të hynte në një shtëpi në rrugën “Rexhep Kukaj”. Pas arrestimit të dytë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit.

Autoritetet kanë nisur procedurat disiplinore ndaj zyrtarëve të përfshirë, ndërsa pritet që rasti të trajtohet me prioritet dhe pa tolerancë ndaj neglizhencës profesionale.

📌 Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara