Skema “Qeveria për familjet”, këto kushte duhet të plotësohen për aplikim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur sot aplikimin për skemën “Qeveria për familjet” që synon punësimin afatgjatë të punëkërkuesve që nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

Kushtet për aplikim nga punëkërkuesit:

T’i përkasin grup moshës 18-64 vjeçare;

Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar;

Të jenë të regjistruar si të papunë/ punëkërkues në Agjencinë e Punësimit (APRK).

Kushtet për aplikim nga punëdhënësit:

Bizneset të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës;

OJQ-të të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Mënyra e subvencionimit:

Kompensimi për punëdhënësin: 70 për qind e pagës bruto (maksimumi 300 euro subvencionim nga qeveria për punëtor);

Personat e angazhuar përmes kësaj skeme nuk duhet të përbëjnë më shumë se 30% të stafit ekzistues të biznesit.

Për më shumë detaje ju lutem shihni vegëzat e mëposhtme:

https://mf.rks-gov.net/…/A68EB2C7-DEB3-4351-99C5…

https://mf.rks-gov.net/…/9FA91A69-EAEA-4D20-BEC9…

Për ndihmë dhe informata në procesin e aplikimit drejtohuni në Zyrën e Punësimit të komunës suaj.

Adresën e Zyrës së Punësimit në komunën tuaj, mund ta gjeni në faqen e APRK-së: https://aprk.rks-gov.net/Content/Agency/Index

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara