S’mjafton goli i Muriqit, Real Madridi fiton ndaj Mallorcas

Real Madridi e ka shënuar fitoren e tretë në po kaq ndeshje në sezonin e ri në La Liga.

“Los Blancos” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Mallorcas, në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit spanjoll.

Vedat Muriqi arriti që sërish t’i shënojë Real Madridit, duke shkuar në tre gola ndaj mbretërve, dy prej të cilëve i ka shënuar në stadiumin e famshëm, “Bernabeu”.

Sulmuesi kosovar realizoi gol me shpinë në minutën e 18-të të takimit, duke shokuar të gjithë të pranishmit në stadium.

Por, të zgjedhurit e Xabi Alonsos e morën veten shpejt, duke barazuar fillimisht rezultatin me Arda Guler në minutën e 37-të.

Një minutë më vonë, Vinicius Junior shënoi për 2:1, që në fund ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Lojtari më i pafat sonte ishte padyshim Kylian Mbappe, të cilit iu anuluan dy gola për pozicion jashtë loje, teksa një gol iu anulua edhe Arda Guler për prekje me dorë.

Pas tri xhirove, Real Madridi prin me pikë të plota, teksa Barcelona, Villarreal dhe Athletic Bilbao mund ta arrijnë këtë gjë poashtu gjatë kësaj xhiroje.

Në anën tjetër, Mallorca e Vedat Muriqit nuk e ka nisur aspak mirë sezonin me një pikë pas tri ndeshjeve, por në dy prej tyre u përball me Barcelonën dhe Real Madridin.

Hot this week

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img
function kqz_iframe_shortcode($atts) { $a = shortcode_atts([ 'src' => '', 'height' => '80vh', 'minheight' => '720px', ], $atts); if (empty($a['src'])) return ''; $src = esc_url($a['src']); $height = esc_attr($a['height']); $minheight = esc_attr($a['minheight']); return '
'; } add_shortcode('kqz_iframe', 'kqz_iframe_shortcode');