Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Sociologu e gjen fajtorin e agresivitetit tek të rinjtë kosovarë, shkak lidhja në djep

Sociologu Ragip Fetahu e ka ndërlidhur praninë e theksuar të agresivitetit tek të rinjtë kosovarë edhe me rritjen e tyre në djep.

“Familja është agjensi i parë i socializimit ku [fëmija] i merr bazat e para të edukatës. Shkalla e dytë në të cilën kalon një i ri ose adoleshent është shkolla. Pra janë dy faktorët kyçë, dy faktorët kryesorë të cilët ndikojnë në ndërtimin e një individi, në ndërtimin e një personaliteti, karakter, i cili duhet të jetë i përgatitur për jetë në të ardhmen”, ka thënë Fetahu në Klan Kosovës.

“Problemi për fat të keq qëndron te ne në përgjithësi si shoqëri, te familja, te edukimi familjar, sepse fatkeqësisht si shoqëri tradicionale kemi disa veti jo të mira”.

“Ta zëmë unë si sociolog në shumicën e rasteve e vërej që shkalla e agresivitetit vjen që nga fëmijëria për shkak që fëmijët që në moshën e hershme lidhjen në djep. Ata bëhen çdo herë e më agresivë, më impulsivë, derisa i zë gjumi dhe ftohen”, ka thënë Fetahu.

“Në momentin që ata ftohen, zgjohen në mëngjes të ftohur. Për këtë arsye ne jemi edhe një shoqëri agresive, e shfaqim agresivitetin në moment, mirëpo edhe ftohemi në një periudhë të shkurtër”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara