Sot i jepet lamtumira e fundit 76-vjeçarit nga Malisheva që vdiq pasi u alivanos papritur në rrugë

Mesdita e së shtunës ishte e kobshme për familjen Bytyqi nga Malisheva, pasi morën lajmin se më i dashuri i tyre, Ademi ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali kishte raportuar se i moshuari ishte alivanosur papritur teksa po ecte në rrugën ‘Hamdi Berisha’.

Me të parë gjendjen e të moshuarit, 76-vjeçari fillimisht u dërgua me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe vdiq.

Familjarët e 76-vjeçarit kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot.

“Ka vdekë Adem (Azem) Bytyqi, baba jonë. Vorrimi bëhet sot ne ora 17:00, në varrezat e fshatit Kërvasari”, thuhet në njoftimin mortor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara