Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për rastin “Banjska”.
Seanca do të mbahet ndaj të akuzuarëve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, dhe pritet te nis nga ora 09:30.
Seanca e fundit gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq nuk u mbajt për shkak të mungesës së një dëshmitari të propozuar nga Prokuroria, por kjo nuk ishte e mundur pasi i njëjti nuk ka pasur mundësi të jetë i pranishëm.
Gjyqtari Arben Hoti bëri të ditur se dëshmitari A2, i cili ishte paraparë të dëgjohej gjatë tërë ditës, nuk ishte i pranishëm në sallë, dhe për këtë arsye vendosi të shtyjë seancën.
“Konstatoj se për shkak të mungesës së dëshmitarit nuk ka kushte për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor”, deklaroi Hoti.
Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dëshmuar për prokurorinë deri më tani prej se filloi rasti “Banjska” më 17 prill.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë. Në këtë listë përfshihen figura të njohura si Millan Radoiçiq, i cilësuar si lider i grupit, si dhe Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq, dhe dekada të tjera.
Akuza lidhet me vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur me qëllim që “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Kosovës dhe t’ia bashkojë Serbisë”, me Radoiçiqin si koordinues kryesor.
