Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Sot ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë

Aktet gjenocidare të 15 janarit 1999 në fshatin Reçak dhe sidomos gjymtimi i viktimave të civilëve shqiptarë nxori në shesh barbarinë e shtetit serb dhe vendosmërinë e pushtetit të Beogradit që të realizonte gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës.

Skenat e tmerrshme me civilë të masakruar përshkuan mediat ndërkombëtare dhe patën ndikim të jashtëzakonshëm në mobilizimin e opinionit publik dhe të qendrave vendimmarrëse në marrëdhëniet ndërkombëtare, që t’i japin fund një herë e përgjithmonë gjenocidit të Serbisë.

Pikërisht për shkak të jehonës së madhe ndërkombëtare që patën krimet monstruoze të kryera në këtë fshat, Kuvendi i Kosovës shpalli 15 janarin si Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

Prandaj sot, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, përkujtohen civilët e vrarë 24 vjet më parë në fshatin Reçak, të gjitha viktimat e masakrave në Prekaz, në Likoshan, në Qirez, në Abri, në Poklek, në Podujevë, në Suharekë, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, në Celinë, në Mejë dhe qindra masakra që ndodhën para dhe pas 15 janarit 1999.

Siç ka bërë të ditur Qendra “Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur”, të dielën (sot) do të ndizen qirinj në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë duke filluar në ora 19:30

Qytetarët e Prishtinës janë ftuar që t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Ndërkaq edhe në qytetet tjera të Kosovës si dhe fshatra do të organizohet ndezja e qirinjve.

Këto janë lokacionet kryesore ku do të ndizen qirinj të dielën më 15 janar nga ora 19:30:

Prishtinë:
Sheshi “Skënderbeu” para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë

Gjakovë:
Para lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë

Prizren:
Sheshi “Shatërvan” në Prizren

Ferizaj:
Sheshi para ndërtesës së Komunës në Ferizaj

Skenderaj:
Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj

Vushtrri:
Shkallët e Shtëpisë së kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Tubime përkujtimore janë organizuar në Zvicër, Danimarkë dhe Spanjë.

Qytetarët që nuk mund të dalin në sheshe, janë ftuar që të ndezin qirinj në dritare dhe ballkonet e tyre.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara