Spiropali: Deklarata e Lëvizja VETËVENDOSJE! për Edi Rama ishte e panevojshme dhe e papritur

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka kritikuar ashpër komunikatën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke e cilësuar atë si “të panevojshme, të papritur dhe jo të mirëpritur”.

Reagimi i saj erdhi në studion e emisionit “Top Story”, ku u shpreh se deklarata politike nga Prishtina nuk duhej të ndërhynte në raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat sipas saj duhet të mbahen jashtë mediave dhe konfrontimeve publike.

“Qytetarët në shesh nuk ishin për Ramën, por po për atë që po ndodh në Hagë”, tha Spiropali, duke shtuar se çështja e sundimit të ligjit dhe gjykimeve ndërkombëtare duhet të trajtohen me seriozitet dhe jo brenda fushatave partiake.

Ajo vuri në dukje se kryeministri Rama ka mbajtur vazhdimisht qëndrime të forta në mbështetje të Kosovës në forume ndërkombëtare, dhe se fakti që ai nuk mori pjesë në protestë ishte një vendim për të mos politizuar çështjen.

Deklarata e VETËVENDOSJE!-s ka krijuar reagime jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë, ku disa vëzhgues politikë e shohin si një hap të papërgatitur që mund të nxisë mosbesim mes institucioneve shqiptare dhe kosovare.

Në një klimë të ndjeshme për marrëdhëniet Shqipëri–Kosovë, Spiropali ka bërë të qartë se bashkëpunimi dhe koordinimi institucional duhet të mbizotërojë mbi retorikat që synojnë përfitimin e momentit politik.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara