Spitali i Prizrenit kryen me sukses dy koronografitë e para në mënyrë të pavarur

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë realizuar për herë të parë dy koronografi të pavarura nga ekipi vendor i Kardiologjisë Invazive, pa asistencën e QKUK-së, përcjell Gazeta e Prizrenit

Kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të brendshme dhe përmirësimit të shërbimeve për pacientët.

Deri më tani, këto procedura janë realizuar nga, ose nën mbikëqyrjen e ekipeve të ardhura nga QKUK. Ky hap përfaqëson një arritje të madhe në fuqizimin e kapaciteteve të brendshme të spitalit dhe në avancimin e Shërbimit të Kardiologjisë Invazive. Koronografitë tash e tutje do të realizohen nga kardiologët: Dr. Fazli Berisha, Dr. Ramiz Kadriaj dhe Dr. Fati Tamnik.

Deri tani, ky shërbim ka realizuar 873 koronografi dhe 301 stentime që nga fillimi i punës më 14 qershor 2024.

Ekipi është përgëzuar nga u.d. drejtori ekzekutiv, Dr. Shefki Xharra, për profesionalizmin dhe përkushtimin.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara