Sqarim rreth “rritjes“ së tatimit në pronë, nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa
Suharekë

Shkruan: Labinot Halitjaha – Drejtor i Financave në Komunën e Suharekës

“Sqarim për tatimpagues ne Komunën e Suharekës e pikrisht tatimin në pronë:


Të nderuar tatimpagues ashtu siç jeni informuar pëmes mediave dhe zyreve të tatimit ,tatimet në prona-parcela dhe objekte janë rritë nga ministria e financave si rezultat i rritjes se vlerës së vlerësuar të pronave dhe objektve në komunë që ky vlersim bëhet nga ministria qdo 3-5 vjet.
Komuna e Suharekës është e ndarë në 6 zona të vlersimit të pronave dhe objekteve.

Fatura e tatimit në pronë llogaritet vlera e një prone apo objekti shumëzohet me koficientin të cilin ka caktuar Komuna.
Koficienti nga ministira është min 0.15 % dhe max 1% e vlerës së pronës ,komuna Suharekës ka caktuar min 0.15 % për vlerë, në minimum që lejohet me ligj.
Psh shtëpia vlersohet 50,000 x 0.15%=75 euro
Parcela oborri 20,000 x 0.15% =30 euro
Total 105 euro vjetore .


andaj të gjithë ju qytetar që mendoni se nga ky vlerësim prona juaj është mbivleresuar apo vlerësuar jo drejtë ,e keni të drejtën që të ankoheni për “Çertifikatën e vlerës së prones” në bazë të UA MF-nr.02/2019 për Procedurat Ankimore të Tatimit në Pronë, në ankesë duhet të ketë ndonjë dëshmi qoftë:kontratë e shitëblerjes personale, vlerë referente e zonës për rreth ose ndonjë fakt tjetër,apo dëshmi e vlerësimit nga ndonjë vlerësues i certifikuar!


Procedura e ankimimit e parasheh që ankesën të dorëzoni në Komunë,Komuna ankesat i dërgon në Departamentin e Tatimit në Pronë tek Ministria e Financave (shih formularin) dhe ata e shqyrtojnë ankesën!
Ankesat mund ti bëni nga dita e nesërme
Data 26.01.2023

Me këto procedura dhe veprime nënkuptojmë dhe sqarojmë tatimpaguesin se vlerësimin e ka bërë Ministria e Financave e jo Komuna!
Për qdo paqartësi apo informacion lajmrohuni në zyret e drejtoris së Financave Suharekë.

Me respekt Labinot Halitjaha
Drejtoria për Ekonomi ,Financa dhe Buxhet
SUHAREKË”

(Shkrimi më lartë është marrë nga profili i drejtorit Halitjaha në facebook, dhe është i papërpunuar nga redaksia!

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara