Stresi tregon si u arratis në Kosovë me makinë për funerale

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka qenë një prej personave që është parë në rreshtat e parë në protestën që u mbajt pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.


I shpallur në kërkim nga policia, i riu është larguar tashmë drejt Kosovës, ku pas disa postimeve në rrjetet sociale nuk ka ngurruar të japë edhe intervista televizive.

Në një dalje për emisionin “Prive” Stresi ka treguar mënyrën se si është larguar nga vendi duke përdorur një makinë funerali.

“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë”, tha ai.

Duke marr përsipër një rol organizativ në protestë, Stresi tha se aty nuk janë lejuar eksponentë të partive politike.

“S’kam leju asnjë parti aty, as Pd-në teme. Edhe të kishte qenë PD- në pushtet, betohem në nënën teme që do kisha qenë kundra po të ishte”, u shpreh Stresi.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara