Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Suhareka e kuqe, por jo plotësisht: Kjo është klasa e vetme që i rezistoi VV-së

Rezultatet përfundimtare nga Komuna e Suharekës kanë sjellë një veçanti të rrallë zgjedhore që po tërheq vëmendje të veçantë: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në të gjitha fshatrat dhe pothuajse në çdo vendvotim, përveç një klase të vetme në Studençan.

Bëhet fjalë për vendvotimin 2418/03, në Sh.F.M.U. “Kongresi i Manastirit” në Studençan, ku Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të dalë forcë e parë, duke thyer trendin dominues të VV-së në të gjithë komunën.

Rezultati në këtë klasë:

PDK – 152 vota (39.90%)
Lëvizja Vetëvendosje – 148 vota (38.85%)
LDK – 70 vota (18.37%)
AAK – 10 vota (2.62%)

Diferenca mes PDK-së dhe VV-së është vetëm 4 vota, duke e bërë këtë vendvotim një nga më të ngushtit dhe më interesantët në Suharekë.

Një “xhep politik” brenda një harte te kuqe

Ndërkohë që harta e Suharekës dominohet pothuajse tërësisht nga ngjyra e VV-së, kjo klasë në Studençan mbetet i vetmi “ishull” politik ku PDK ka fituar, duke dëshmuar se edhe në zgjedhje me prirje të qarta, ekzistojnë mikro-zona me identitet të veçantë elektoral.

Studençani 2418/03 mbetet kështu pika më interesante zgjedhore e Suharekës, një shembull se si katër vota mjaftojnë për të ndryshuar ngjyrën e hartës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara