Suhareka mbështet fermerët me 500 mëshqerra të racës qumështore

Komuna e Suharekës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë dhe përkrahjen e fermerëve lokalë. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Organizatën për Zhvillim Rajonal “Mëshqerra”, do të realizohet një projekt që parasheh dhënien e 500 krerëve lopë – mëshqerra të racës qumështore. 

Sipas marrëveshjes, 50 prej tyre do të shpërndahen këtë vit, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të implementohet gjatë viteve të ardhshme, me synim që ky projekt të rritet edhe më shumë gjatë mandatit tjetër. Ky investim do të lehtësojë punën e fermerëve, duke u mundësuar kushte më të mira për prodhimin e qumështit dhe përmirësimin e ekonomive të tyre familjare.

Kryetari Muharremaj ka falënderuar drejtoreshën e organizatës “Mëshqerra”, znj. Florentina Kida Gërguri, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në këtë projekt afatgjatë, i cili do të ndikojë pozitivisht në sektorin bujqësor të komunës.

Ky është edhe një hap i radhës i Komunës së Suharekës drejt zhvillimit rural dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të fermerëve, duke dëshmuar se bujqësia mbetet një ndër prioritetet kryesore për të ardhmen e kësaj treve.

Hot this week

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img
function kqz_iframe_shortcode($atts) { $a = shortcode_atts([ 'src' => '', 'height' => '80vh', 'minheight' => '720px', ], $atts); if (empty($a['src'])) return ''; $src = esc_url($a['src']); $height = esc_attr($a['height']); $minheight = esc_attr($a['minheight']); return '
'; } add_shortcode('kqz_iframe', 'kqz_iframe_shortcode');