Suhareka merr vendim, vetëm këto dhurata guxojnë t’i pranojnë mësimdhënësit për 7 Mars

Shumë prindër në nivel vendi, do t’i kenë zili vendimit të Komunës së Suharekës për dhuratat e 7 dhe 8 marsit.

Drejtoria e Arsimit e Suharekës ka marrë vendim që përveç lules dhe librit mësuesit nuk kanë të drejtë të pranojnë dhurata të tjera të shtrenjta. Më poshtë është vendimi:

Duke parë trendin e mënyrës se si trajtohet festa e 7 Marsit në mesin e prindërve e nxënësve tanë vite me radhë, kemi hasur në një dukuri jo shumë të pëlqyer.

Tashmë nxënësit kanë krijuar shprehinë që në vend të luleve, kartolinave apo librit si shenjë urimi për festën e mësuesve u ofrojmë dhurata nga më të ndryshmet e më të shtrenjtat, Pranimi i këtyre dhuratave nga mësimdhënësit ka bërë që të thellohet ndjenja e pabarazisë te nxënësit, andaj Drejtoria e Arsimit vendosi si në dispozitiv të këtj vendimi./Botasot.info

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara