Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Suhareka nis revolucionin digjital në arsim – futet edukimi mbi Inteligjencën Artificiale në çdo shkollë

Një nismë historike për arsimin në Komunën e Suharekës ka nisur zyrtarisht.
Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Shkollën Digjitale Suharekë, ka lansuar programin e parë të dedikuar për edukimin mbi Inteligjencën Artificiale (AI) në shkollat publike të komunës.

Sipas drejtorit të arsimit, Remzi Bajselmani, çdo shkollë fillore dhe e mesme do të përfshijë në planin mësimor një orë të dedikuar për edukimin mbi Inteligjencën Artificiale.
Kjo nismë synon që nxënësit e Suharekës të njihen me konceptet bazë të teknologjisë moderne dhe të përgatiten për sfidat e së ardhmes.

“Aftësi mbi Inteligjencën Artificiale, në bashkëpunim me Shkollën Digjitale Suharekë, po e nisim një revolucion të arsimit publik në Suharekë.
Çdo shkollë fillore dhe e mesme do të merr një orë edukim në Inteligjencë Artificiale.
Kjo e vendos Suharekën në linjë me zhvillimet moderne teknologjike”, – tha Bajselmani.

Ky program vendos Suharekën në mesin e komunave të para në Kosovë që integrojnë Inteligjencën Artificiale në sistemin arsimor publik, duke e bërë arsimin lokal më të afërt me trendet globale të inovacionit dhe digjitalizimit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara