Sipas të gjitha gjasave dhe me numërimin e votave që po shkon drejt përfundimit, Komuna e Suharekës pritet të përfaqësohet me pesë deputetë në Kuvendin e Kosovës nga përbërje të ndryshme politike.
Bazuar në rezultatet aktuale, mandatet pritet t’i sigurojnë:
- Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK),
- Albena Reshitaj nga koalicioni Vetëvendosje – GUXO,
- Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje,
- Hysen Durmishi nga Lëvizja Vetëvendosje,
- Albana Bytyçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Nëse këto rezultate konfirmohen pas përmbylljes së plotë të procesit të numërimit, Suhareka do të ketë një përfaqësim të shpërndarë në disa subjekte politike, duke reflektuar votën e diversifikuar të qytetarëve të kësaj komune në zgjedhjet e fundit.

