Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Suhareka renditet e para në Kosovë për fushën e arsimit

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e arsimit parauniversitar.

Fusha 17 – Arsimi Parauniversitar – Kjo fushë synon rezultate në hapësira për çerdhe dhe shkolla të pajisura me kabinete për internet, masa të efiçencës së energjisë,  rekrutimin e personelit arsimor, licencimin e mësimdhënësve, mjetet e konkretizimit, pajisjet e shkollave me mjete mësimore, kabinete të TIK-ut, si dhe kushtet e sigurisë në shkollë.

Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për përformancë në Fushën e Arsimit Parauniversitar, Komuna e Suharekës është renditur e para nga 37 komuna të vendit me 82.44%.

Në përgjithësi, në treguesit e arsimit të dhënat e raportuara nga komunat nuk kanë qenë të plota, kështu që përqindjet e fituara mund të paraqesin një vlera relative të saktësisë.

Fusha e arsimit ka me shume tregues por në grafikun me lart janë paraqitur disa nga treguesit sipas përqindjes.

Treguesi, braktisja e shkollës nga nxënësit, ku paraqitet shkalla inverse ka shënuar vlerën në 99.14%, sikurse edhe shkalla bruto  e regjistrimit ne klasën e parë është përmbushur 96.69%.

Ndersa shkalla e realizimit te orëve te planifikuara sipas kalendarit vjetor te arsimit është përmbushur 96.22% dhe shkalla e qasjes se tranzicionit.

Kalueshmëria ne testin e maturës kombëtare  ka vlerën 76.34%, Kurse mësimdhënësit qe i plotësojnë kriteret dhe kane kualifikim te licencuar shprehur ne përqindje janë 82.18%.

Sa i përket procedurave ligjore pe zgjedhjen e stafit drejtues ne shkolla 9 drejtoreve dhe zv. drejtoreve) përmbushja e kriterit ligjore është përmbushur 87.68%, si dhe plotësimi i vendeve te lira te punës në arsim me konkurs të rregullt, është përmbushur 92.43%.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara