Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Suharekë: 1 vit burg për përsonin që vjedhi 700 litra naftë

Suharekë – Është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burgim efektiv dhe me 300 euro gjobë i akuzuari D.R (Emer i njohur për redaksinë), i cili nga Prokuroria Themelore në Prizren po akuzohet se në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, në antenën e kompanisë “Vala” ka vjedhur katër bateri dhe 700 litra naftë.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë gjykatësi Lavdim Bajraktari, pasi paraprakisht i akuzuari D.R ka pranuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“E pranoj fajësinë. Është hera e parë që kam rënë ndesh me ligjin. Kam qenë i ri në moshë dhe kam qenë viktimë e personave që kanë qenë në moshë të shtyer. I kërkoj falje gjykatës dhe jam në gjendje që ta kompensoj dëmin e shkaktuar. I propozoj gjykatës që të më shqiptoj një dënim sa më të butë, pasiqë kujdesem për familjen time”, ka deklaruar i akuzuari D.R

Pranimin e fajësisë e ka mbështetur mbrojtësi i tij, avokati Fanol Krasniqi, të cilin pranim nuk e ka kundërshtuar prokurori Ramadan Koro.

Gjykatësi Bajraktari ka aprovuar pranimin e fajësisë, ku pas dhënies së fjalës përfundimtare nga ana e palëve, ai ka bërë shpalljen e aktgjykimit.

I akuzuari D.R është obliguar që në emër të shpenzimeve gjyqësore të paguaj shumën prej 50 euro.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, D.R po akuzohet se më 6 mars 2014 rreth orës 21:40, në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, vjedh në fshatin Tërrnje në repetitorin (antenën) e kompanisë së telefonisë “Vala”, në atë mënyrë që duke shfrytëzuar mos prezencën e të dëmtuarit, me forcë hap kontejnerin, hynë brenda, ku edhe merr katër bateri të kuadrit transmetues me kapacitet 10 ah 12 V si dhe 700 litra naftë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 327 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara