Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Suharekë: 19-vjeçarja në hall me ish të dashurin, e ngacmon për t’u kthyer bashkë – detyrohet ta denoncojë

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Suharekë, ku një 19-vjeçare e ka denoncuar në Polici personin me të cilin ka pasur lidhje dashurie, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima e ka raportuar dje të dyshuarin, duke deklaruar se nuk po e lë rehat që kur ajo ka vendosur ta ndërpres raportin mes tyre.

Kjo situatë e ka rënduar viktimën dhe ka vendosur që të mos ketë kontakt me të, por ky i fundit ka vazhduar që ta ngacmojë, duke i shkaktuar frikë se mund t’i ndodhë diçka.

Këto raste, sipas deklaratë së viktimës kanë qenë të shpeshta, prandaj ajo ka vendosur ta njoftojë Policinë, ku kërkoi ndihmë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar më pas në stacion policor.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Ngacmim”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara