Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Suharekë: 81-vjeçarit i gjendet pushkë dhe municion pa leje në shtëpi, procedohet penalisht

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe municion në shtëpinë e një 81-vjeçari në fshatin Doberdelan të Suharekës, pas informatave se ai posedonte armë pa leje.

Sipas burimeve, njësia e hetimeve ka kontaktuar të dyshuarin Sylejman Balaj rreth 81-vjeçar në shtëpinë e tij, ku gjatë kontrollit i është gjetur një pushkë karabinë prodhim rus, kalibër 7.9 mm, si dhe 26 fishekë kalibër 7.9 mm dhe 2 fishekë kalibër 7.62 mm.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, arma dhe municioni janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara