Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Suharekë: Burrë e grua kërkojnë ndihmë nga Policia, po rrahen me njëri-tjetrin në vazhdimësi

Telashet në familjet kosovare nuk po kanë të ndalur dhe kjo dëshmohet çdo ditë me raportimin e një numri të madh të rasteve ku në shumicën e rasteve janë të përfshirë bashkëshortët.  Konfliktet mes tyre jo rrallëherë përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike.

Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

Burrë e grua kanë kërkuar ndihmën e Policisë si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kanë pasur me njëri-tjetrin dhe kanë eskaluar deri në dhunë fizike.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, të dyshuarit kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë, ku kanë rrëfyer për problemet që kanë tash e një kohë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara