Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Suharekë: Dështon seanca për të akuzuarin që kanosi prindin e tij me heqje koke

Suharekë- Policia e Kosovës, të hënën, nuk e ka gjetur në shtëpi të akuzuarin N.N, andaj ka dështuar ta sjellë me forcë për në seancën e shqyrtimit kryesor, i cili akuzohet se kanosi babanë e tij, F.F  në korrik të 2020-ës, duke i thënë  “kam me ta hjek kokën” dhe me një copë betoni e kanosë se do e godasë.

Gjyqtari Qemail Suka ka theksuar se përmes telefonit është njoftuar nga Stacioni Policor në Suharekë se të akuzuarin nuk e kanë hasur në shtëpi, andaj prezenca e tij në seancë nuk ka mundur të sigurohet.

Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë prokurori Ramadan Koro si dhe i dëmtuari F.F.

Në këto rrethana, seanca e sotme u shty për datën 31 gusht 2021, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari Suka tha se për seancën e radhës, i akuzuari dhe i dëmtuari do të shoqërohen nga Policia e Kosovës.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren ngarkon N.N se në korrik të 2020-ës e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste, se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit dhe atë viktimës së ndjeshme, babait të tij F.F, në atë mënyrë që pas një konflikti verbal që kishin, i njëjti i kërcënohet me fjalët “kam me ta hjek kokën ty, A.A dhe Lindës polices”, si dhe me një copë betoni i është kanosur se do ta godasë.

Me këto veprime, ai ka kryer veprën penale “kanosja” nga neni 181, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim prej një (1) vit deri në pesë (5) vjet. /BetimipërDrejtësi

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara