SUHAREKË: LDK,AAK dhe NISMA promovojnë kandidatët, PDK dhe VV në “pushime”

Edhe pse  ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, disa parti në Suharekë tashmë vetëm se kanë filluar me promovimin e kandidatëve të tyre.

LDK është mjaft aktive në faqen e saj në facebook “LDK Suharekë”, ku së paku dy kandidatë për asamble promovohen nga dega.

AAK dega në Suharekë si duket ka vendosur ta shfrytëzoj audiencën e kryetarit Muharremaj në faqen e tij në facebook, ky i fundit ka filluar një kampanjë promovimin të kandidatëve me video selfie.

Edhe Nisma Social Demokrate përmes profilit të bartëses së listës për Asamble znj.Jehona Rrafshi- Lumi, ka filluar t’i promovoj kandidatet e saj.

Ndërsa PDK dhe VV si duket ende po i shijojnë pushimet verore apo mbase po e presin hapjen zyrtare të fushatës. Këto dy subjekte kanë publikuar vetëm listën me të gjithë kandidatët, dhe që nga 17 gushti nuk kanë asnjë postim./Suharekaexpress.com

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara