Me rreth 4% të vendvotimeve të përpunuara në Komunën e Suharekës, të dhënat paraprake të publikuara në platformën zyrtare të KQZ-së tregojnë renditjen e parë të kandidatëve për deputetë që kanë marrë më së shumti vota, pa dallim partie.
Bazuar në rezultatet fillestare, 10 kandidatët më të votuar në Suharekë renditen si vijon:
- Albin Kurti – 579 vota (LVV)
- Glauk Konjufca – 506 vota (LVV)
- Albulena Haxhiu – 292 vota (LVV)
- Hamdi Bytyçi – 274 vota (LVV)
- Flamur Bytyçi – 261 vota (LDK)
- Donika Gërvalla-Schwarz – 267 vota (LVV)
- Lumir Abdixhiku – 232 vota (LDK)
- Gëzim Hazrolli – 218 vota (LDK)
- Ardian Shala – 209 vota (LDK)
- Bedri Hamza – 202 vota (PDK)
Këto shifra janë paraprake dhe pritet të ndryshojnë me vazhdimin e procesit të numërimit të votave nga vendvotimet e tjera. Suhareka Express do të vazhdojë të raportojë në kohë reale për çdo zhvillim dhe ndryshim në renditjen e kandidatëve.

