Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Suksesi i Ballkanit e kërkimi i lojtarëve ‘portokall’ temë e futbollit evropian

Sulmuesi i suharekasve, Albion Rrahmani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, rreth transferimit të tij në futbollin rumun.

Mediat në Rumani raportojnë se transferimi i Rrahmanit, mbyllet brenda dy, tre ditësh.

Rapid Bukureshti do ta zgjidhë shpejt transferimin e Albion Rrahmanit, sulmuesit të Ballkanit.

Rapid ka arritur marrëveshje si me FC Ballkani ashtu edhe me Rrahmani.

Klubi rumun do të paguajë 600 mijë euro për transferimin e tij.

“Kemi një tjetër transferim që do ta mbyllim për 1-2 ditë. Jemi marrë vesh, por ende duhet të nënshkruajmë kontratën. Është futbollist jashtë vendit”, ka thënë Angelescu, aksionar i Rapid Bukureshtit në emisionin “Footbal Club” në Digi Sport 1. Kuptohet se bëhet fjalë për Rrahmanin.

‘Levandowski i Malishevës’, epitet që mori sa ishte në skuadrën me të njëjtin emër, para se të vinte te Ballkani ishte edhe pjesë e skuadrës së Bashkimit.

Krahas Rrahmanit, në radarin e skuadrave evropiane janë edhe Lindon Emerllahu, Qëndrim Zyba e Meriton Korenica. Largimi i tyre mund të varet shumë edhe në bazë të ecurisë së tyre në Ligën e Konferencave.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara