Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Sulm në Komunën e Suharekës: Zyrtari komunēs bën llom kolegen, s’e lë të dalë nga zyra

Gazeta Sinjali dje raportoi për një rast të kanosjes që ka ndodhur në komunën e Skenderajt, ku i dyshuar është një zyrtar komunal, ndaj të cilit Prokuroria ka nisur hetimet. Por siç duket ky nuk është sherri i vetëm në komunat e vendit. Një rast tjetër ka ndodhur edhe në komunën e Suharekës, ku është sulmuar një zyrtare e Drejtorisë së Urbanizimit. 

Sinjali mëson se i dyshuari që sulmoi kolegen e tij është zyrtar në komunën e Suharekës. Ai dyshohet se ka sulmuar koordinatoren e Urbanizimit, gjatë ditës së djeshme, në zyrat e komunës. 

Mollë sherri për përleshjen u bë një hartë zonale, ku përfshihen fshatrat e komunës së Suharekës, për të cilën ka nisur diskutimi mes dy zyrtarëve. 

Mosmarrëveshja kaloi në konflikt fizik, pasi i dyshuari ka kërkuar nga koordinatorja një hartë normale dhe jo në monitor, siç ajo ia ka prezantuar. Në ato momente, viktima ka kërkuar ndihmë nga një zyrtar tjetër, por kjo vetëm sa e tensionoi situatën. Zyrtari për thetër dyshohet se e ka kapur për krahu viktimën, duke e shtyrë, me ç’rast s’e ka lejuar të dalë as nga zyra. 

Për shkak të sulmit që ia shkaktoi kolegu, viktima ka pësuar lëndime truporë dhe ka marrë trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Suharekë. 

Palët e përfshira jën intervistuar në Polici pas denoncimit të rastit dhe Prokuroria ka urdhëruar që të nisin hetimet për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”./ Sinjali.com

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara