Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Sulmohet me mjet të fortë një person në Suharekë, Policia në kërkim të të dyshuarit

Një 45-vjeçar dje ka përfunduar në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, pasi dyshohet se u sulmua nga një person, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai është transferuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm.

Spitali ka lajmëruar për rastin edhe Policinë e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar viktimën, i cili ka deklaruar se është sulmuar me mjete të forta nga një person  të cilin e ka identifikuar.

Njësitet policore kanë kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, mirëpo ai nuk ndodhej aty, me ç’rast është shpallur në kërkim.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara