Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Super lajm: Ka përfunduar me sukses grumbullimi i të hollave për shërimin e Egzon Sadiakajt

Të nderuar qytetar

Ju njoftojmë që ka përfunduar me sukses grumbullimi i të hollave për shërimin e bashkëfshatarit tonë Egzon Sadiakajt, me parat që shpresojmë që do të lëshohen nga Qeveria, do të arrihet shuma e kërkuar për shërimin e Egzonit.
Në këto ditë të vështira që kanë kaluar familjarët e Egzonit, përmes këtij aktiviteti nuk janë ndjerë të vetëm në këtë sfidë, kontributi që e kanë dhënë të gjithë personat, atyre u ka dhënë shumë shpresë dhe motiv, andaj falënderimin dhe mirënjohjen që e kanë ndaj të gjithëve, nuk mund ta përshkruajmë.
Kontributi i secilit prej jush është jashtëzakonisht i çmueshëm.
Faleminderit për të gjithë kontributdhënësit e fshatit Sopijë, të fshatrave të tjera të Komunës së Suharekës, dhe të qyteteve tjera të Kosovës.
Faleminderim edhe për organizatat e ndryshme humanitare dhe bizneset.
Faleminderit edhe për të gjithë mërgimtarët që janë në shtete të ndryshme të Evropës dhe për ata në Amerikë.
Faleminderit edhe vullnetarët e tifo-grupit Xhebrailat.
Edhe ne si organizator/fshat u jemi mirënjohës të gjithë atyre që na besuan, njëherit na bëtë që të ndjehemi të respektuar nga secili prej jush.
Egzoni aktualisht është në shtëpi, është në procedurë të rregullimit të dokumenteve të nevojshme për të udhëtuar në Gjermani.
Ne jemi të bindur që kjo sfidë do të tejkalohet nga Egzoni.
Ditëve në vazhdim do të ju njoftojmë për të gjitha zhvillimet që do të ndodhin rreth Egzonit.

Fshati Sopijë

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara