Talebanët urdhërojnë ‘çrrënjosjen’ e salloneve të fshehta të bukurisë

Talebanët kanë lëshuar një urdhër që synon sallonet e bukurisë që veprojnë në mënyrë klandestine në të gjithë Afganistanin, duke i paralajmëruar gratë që i drejtojnë ato se kanë një muaj kohë për t’i ndaluar ose do të përballen me arrestimin.

Zyrtarisht, talebanët mbyllën të gjitha sallonet e bukurisë në gusht 2023, duke mbyllur 12,000 biznese dhe duke eliminuar më shumë se 50,000 vende pune për estetistët.

Megjithatë, sallonet klandestine vazhduan të vepronin në komunitete në të gjithë vendin,shkruan the Guardian.

Tani talebanët kanë thënë se synojnë të çrrënjosin dhe eliminojnë këto biznese të fshehta, duke lëshuar urdhra për udhëheqësit e komunitetit dhe pleqtë në të gjithë vendin për të identifikuar sallonet klandestine të bukurisë dhe për të raportuar ata që i drejtojnë ato në polici, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Frestha, një nënë 38-vjeçare e tre fëmijëve të vegjël, tha se kishte drejtuar sallonin e saj të bukurisë në fshehtësi që kur u ndalua në vitin 2023, sepse nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të punonte dhe asnjë mënyrë tjetër për të fituar para.

“Kur talebanët mbyllën sallonet tona të bukurisë, unë isha e vetmja që i siguronte jetesën familjes sime; burri im ishte i sëmurë dhe unë kisha tre fëmijë, shpenzimet e të cilëve duhej t’i mbuloja”, tha ajo, duke shtuar: “Gjithashtu vazhdova të punoja sepse ndihem shumë mirë të jem në gjendje të rikthejë bukurinë e një gruaje. Kur një grua shikohet në pasqyrë dhe buzëqesh, lumturia e saj bëhet lumturia ime.”

Tani ajo mendon se nuk mund të vazhdojë sepse rreziku është shumë i madh dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas me familjen e saj.

Ndryshe, që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit në gusht 2021, grave u është ndaluar shumica e formave të punësimit të paguar dhe vajzave u është ndaluar të ndjekin shkollën e mesme ose universitetin.

Grupet e të drejtave të njeriut pretendojnë se talebanët zbatojnë një sistem de facto të aparteidit gjinor, duke i penguar gratë të marrin pjesë në çdo jetë publike.

Përveç salloneve të bukurisë, palestrave dhe hapësirave të tjera të përbashkëta që janë mbyllur, grave u ndalohet gjithashtu të ecin në parqe publike, të udhëtojnë pa një shoqërues mashkullor, duhet të mbulohen plotësisht kur dalin nga shtëpia dhe nuk lejohen të flasin në publik.

Hot this week

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img
function kqz_iframe_shortcode($atts) { $a = shortcode_atts([ 'src' => '', 'height' => '80vh', 'minheight' => '720px', ], $atts); if (empty($a['src'])) return ''; $src = esc_url($a['src']); $height = esc_attr($a['height']); $minheight = esc_attr($a['minheight']); return '
'; } add_shortcode('kqz_iframe', 'kqz_iframe_shortcode');