Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Të gjitha masat e reja që pritet të merren pas pak nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e radhës, ku do të vendoset për masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Propozim-vendimi me të gjitha masat pritet të merret në këtë mbledhje, e cila po mbahet në mënyrë elektronike.

Njëra nga masat e reja do të jetë edhe zvogëlimi për një orë e gjysmë i kufizimit të lëvizjes së njerëzve dhe i funksionimit të bizneseve të gastronomisë. Me vendimin e ri, bizneseve të gastronomisë ju ndalohet funksionimi nga orën 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Kosovës.

Jashtë këtij orari, siç ishte edhe në vendimin e kaluar, mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete), gjithnjë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

Namazi i Kurban Bajramit dhe ceremonitë tjera fetare do të ndalohen me vendimin e ri. Po ashtu, do të ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 persona në sheshe publike, parqe dhe të ngjashme, si dhe të gjitha tubimet publike, përfshirë ahengjet familjare private.

Nga data 30 korrik, të gjithë shtetasit e Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, me vendimin e ri do të obligohen të vetizolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Në anën tjetër, të gjithë shtetasit e Kosovës (përfshirë ata me leje qëndrim dhe leje qëndrim të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të vendit dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR për COVID-19, në të kundërtën obligohen të vetizolohen për 7 ditë.

Më poshtë gjeni propozim-vendimin me të gjitha masat e reja kufizuese që pritet të merren pas pak.

GazetaExpress

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara