Të hënën bëhet hapja solemne e ambulancës së re në Studençan

Banorët e fshatit Studençan do të kenë së shpejti në shërbim ambulancën e re, e cila do të hapet zyrtarisht të hënën, më datë 25 gusht 2025, në ora 10:00.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i fshatit, Gent Gashi, i cili ka ftuar të gjithë banorët që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin.

“Ju njoftojmë se të hënën, më datë 25.08.2025, në ora 10:00, do të bëhet hapja solemne e ambulancës së re në fshatin tonë. Ftojmë të gjithë banorët e Studençanit të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin tonë. Mirë se vini!”, thuhet në njoftimin e tij.

Ambulanca e re pritet të ofrojë kushte më të mira shëndetësore dhe të lehtësojë qasjen e banorëve të Studençanit në shërbimet mjekësore, duke qenë një hap i madh për përmirësimin e jetës së përditshme në këtë fshat.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara